Meta nesër vizitë në Vatikan: Papa Francesku mbështetës i madh i Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Vatikan, ku do të pritet në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Lidhur me këtë takim, Presidenti Meta ka folur sot edhe për prestigjozen italiane “Il Messaggero”. I pyetur se çfarë pret nga kjo vizitë në Vatikan, Meta është përgjigjur se : “Ne falenderojmë Atin e Shenjtë për vëmendjen e veçantë që ka patur për Shqipërinë dhe mbështetjen për bashkëjetesën tonë shembullore fetare. Mbi të gjitha vendi ynë është vendi i Shenjtores Nënë Terezë dhe i Kardinalit Ernest Simoni-Troshani, i martirizuar për dekada në burgjet komuniste bashkë me dhjetra klerikë të tjerë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?