Meta dhe Kryemadhi nga Katedralja Ortodokse: Këto janë Pashkë shumë të mbara për të gjithë (VIDEO)
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortja Monika Kryemadhi u takuan pasditen e së dielës me kryepeshkopin Anastas Janullatos me rastin e Pashkëve.
Nga Katedralja Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë kreu i PL-së u shpreh se kjo është një ditë shprese, ku duhet të kapërcehen dhimbjet dhe të rriten shpresat.
“Në këtë ditë të jashtëzakonshme, është një moment shumë shpresësjellës. Na fton të kapërcejmë dhimbjet dhe të rrisim shpresat dhe kurajon për një të ardhme të mbarë për të gjithë qytetarët e vendit tonë,” deklaroi Meta.
Kryemadhi shtoi më tej se këto Pashkë simbolizojnë lulëzimin e shpresës.
KOHA JONË SONDAZH

