Presidenti Meta nga Pogradeci sulmon Ramën dhe Bashën: Nuk duan opozitë në Shqipëri

Sot nga Pogradeci, Presidenti Meta theksoi se prej vitesh po luhet skenari që Shqipëria të mos ketë opozitë, duke aluduar direkt për Lulzim Bashën dhe Edi Ramën, të cilët prej maj 2017 ishin dakort për bashkëqeverisje, pra pa opozitë.

Ilir Meta theksoi se “Jam i bindur se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë atë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë, një skenar që luhet prej shumë vitesh. Dhe jam i sigurt që shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë që të kthehen në modele, që i takojnë jo vetëm ndonjë kontinenti tjetër – kurrsesi kontinentit ku jetojmë, – por përkundrazi, shqiptarët kanë një potencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara dhe këtë potencial e garanton vetëm demokracia e vërtetë dhe demokracia që është nën kontrollin e shqiptarëve. Dhe e votës së tyre të lirë”.

Ilir Meta dhe partia e tij LSI ka qenë realisht (që prej pazarit Rama-Basha në maj 2017) pre e sulmeve dhe intrigave të të dyve.

Por nëse pranohet se kryeministri Rama luan fort dhe nuk heziton të sulmojë çdo politikan apo shtetar që i del para në skemën e tij për ti marrë gjithë pushtetet, pabesia mbetet te lideri i opozitës Lulzim Basha.

Kryetari i PD-së nuk fitoi dhe nuk bindi popullin opozitar se mund të vijë në pushtet, por ai me skema të pabesa i zuri pusi LSI, partisë që gjoja e kishte në koalicion. Basha luajti gjithçka në favor të Edi Ramës.

Së pari goditi LSI, duke bashkëpunuar me PS-në dhe së fundmi përjashtoi ish-liderin demokrat Berisha.

Por Basha duke qenë i keqpërdorur nga Rama and co nuk e di akoma se si vjen fundi për tradhtitë!

Ai ka një zgjidhje; të dalë ballë për ballë në bazën e PD kundër Berishës, bile nëse ka b… ta sfidojë hapur mu mes demokratëve.

Realisht ajo që theksoi sot Ilir Meta se ka vite që ka skenar për të mos patur opozitë, mbetet e rrezikshme për fatet e vendit.

SHKARKO APP