Meta: Një Gjykatë Kushetuese e cila shpall legjitime zgjedhjet e 30 qershorit është e vdekur

Presidenti Ilir Meta, ka folur ndër të tjera në ‘Çim Peka Live’ nëse kjo Gjykatë Kushtetuese a mund të quhet legjitime, nëse njeh zgjedhjet e 30 qershorit.

Meta tha se një Gjykatë Kushtetuese që njeh zgjedhjet e 30 qershorit do të lindë e vdekur, dhe se negociatat nuk do të happen.

“Jemi të qartë që Prokuroria është pushtuar.

Tani këtë gjë gjykojeni ju.

Vlerësimi im është ky.

Derisa ti bën një zgjedhje antikushtetuese me qëllim nëpërmjet kësaj zgjedhje që të bësh të gjithë procedurat organizative të drejtësisë së re të këtij sistemi përmes një njeriu të zgjedhur në mënyrë të njëanshme, sigurisht që ne shikojmë rezultatet, dhe shikojmë që mbyllen të gjitha çështjet serioze, lirohen grupet kriminale me lloj-lloj teknikalitet para zgjedhjeve, nuk hetohet askush për këto çështje.

Meqë kemi rastin e Gjykatës Kushtetuese, kemi edhe faktin që të gjithë përgjegjësit e mosngritjes së kësaj gjykate që Presidenti i ka çuar në SPAK dhe Prokurori dhe që janë vërtetuar edhe nga Komisioni i Venecias si përgjegjës për gjithë incidentet e rënda që sollën në këtë situatë të Gjykatës Kushtetutës, ndaj në këtë drejtim përpjekja për kapjen e Gjykatës Kushtetuese vazhdon.

Prandaj edhe unë nuk kam shprehur ndonjë entuziazëm, sepse ne kemi një trupë por nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale, që të japë vendim në emër të popullit dhe sovranitetit të tij

Ne kemi vetëm 6 gjyqtarë, që mund të mblidhen por nuk mund të marrin një vendim, se mund të bëhen 4-2 ose 3-3.

Por nuk do hyj në kalkulime të tilla.

Dy arsye që ne duhet të kemi në vemendje.

Shqipëria është pa gjykatë Kushtetuese sepse maxhranca bëri gjithçka për ta kapur atë. Nuk e kapi atë për shkak të qëndresës së Presidentit. Por kjo nuk do të thotë që ata nuk do të ndalojnë përpjekjet për ta kapur Gjykatën Kushtetuese.

Çfarë ndodhi në seancën e fundit të korrikut pasi Komisini i Venecias dha opinionin e tij.

Në seancën e fundit të korrikut në mënyrë të njëanshme edhe në kundërshtim me atë që ka sugjeruar Komisioni i Venecias u ndryshua ligji për betimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë te Presidenti, që nuk është një akst ceremonial por edhe një akt verifikimi dhe kjo natyrisht që është një akt i njëanshsëm, dhe kur ndodh pas një klime bashkëpunimi, ka diçka të mbrapshtë.

Dhe përsa i përket Gjykatës së Lartë që është paralizuar, edhe për Gjjykatën Kushtetuese duhet që 1/3 e anëtarëve të zgjidhen nga Gjykata e Lartë.

Një Gjykatë Kushetuese e cila shpall legjitime zgjedhjet e 30 qershorit është e vdekur.

Dhe të jeni të sigurtë që nuk hapen negociatat.

Ato që kanë vendosur zgjedhjet e 30 qershorit si kusht, e dinë fare mirë se çfarë janë zgjedhjet e 30 qershorit.

Shqetësimi im për Gjykatën Kushtetuese nuk është kjo çështja, se kjo mund të jetë e partive.

Nuk duhet ta reduktojmë fuqinë e Gjykatës Kushtetuese te zgjedhjet, sepse Gjykata Kushtetuese është garante jo vetëm e popullit shqiptar por edhe e shtetit shqiptar”, u shpreh Meta.

 

SHKARKO APP