Meta: Pacin faqen e zezë ata që me ndërgjegje bënë këtë kuvend turpi, nxorrën Presidentin në pritë
Presidenti Ilir Meta ndodhet në një konferencë peë median, nga ku deklaroi se Kuvendi aktual është turp i Shqipërisë, ndërsa shtoi se duhet të kenë faqen e zezë ata që mund ta kenë bërë me ndërgjegje këtë turp.
“Ai kuvend është turpi i të gjithë atyre që e krijuan bashkë dhe përjashtoj veten time në mënyrë kategorike nga ajo që ka ndodhur atë ditë që unë kam qenë në Gjermani dhe që ka ndodhur në vazhdimësi. Ai kuvend është një nga faqet më të errëta të Shqipërisë. Faqen e zezë të gjithë ata që mund ta kenë bërë me ndërgjegje dhe Ia dhanë Shqipërisë këtë gjë, dhe e nxorën Presidentin e Republikës në pritë. Sepse lanë pa asnjë mbrojtje institucionale Republikën. Dhe të mos harrojmë. Ka shumë arsye që ky kuvend iku të votojë në atë mënyrë”, deklaroi Meta.
Presidenti Ilir Meta deklaroi se shkarkimi i tij nga Partia Socialiste në Kuvendin “e shkarkuar që më 25 prill” është bërë për të tërhequr vëmendjen nga zgjedhjet.
“Theksoj gatishmërinë time për të takuar iniciatorët e kësaj shfaqjeje brenda afatit ligjor që ishte data 10 maj, dhe për të cilën i lajmërova shumë ditë më parë, por e refuzuan. Ata e kishin me diktat që presidenti duhet të linte takimin e planifikuar me ministren e jashtme të Austrisë për tiu nënshtruar tekave të parlamentit të 120-es”, theksoi Ilir Meta.