Meta për Bashën: Është në borxhe që nuk i lan dot! Thërriste protesta dhe nuk mbante përgjegjësi
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, tha në konferencën për shtyp se Lulzim Basha është në borxhe që nuk i lan dot, dhe se thërriste protesta që nuk mbante përgjegjësi.
”Basha ka provokuar se kështu është kurdisur, se është në borxhe që nuk i lan dot, nuk të ndihmon dot Ilir Meta se nuk i kam mundësitë, jo se nuk do të kishte dëshirë, sepse u përpoq që të të ndihmonte kur ishte kryetar parlamenti për reformën territoriale, të dërgoi zotin Fino dhe Vasilin dhe të dhanë ofertën që sill platformën tënde që ne ta miratojmë me konsensus”.