Meta: Përballja me regjimin, e vetmja rrugë për të vendosur rendin kushtetues
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat, duke folur për protestën e opozitës, tha përballja me regjimin është e vetmja rrugë për të vendosur shtetin e së drejtës. Ai tha se arrestimet në protestë janë politikë, duke shtuar se zemërata e popullit vetëm rritet.
“Protesta e opozitës është tërësisht legjitime. Përballja me regjimin është e vetmja rrugë që ka mbetur për të vendosur rendin kushtetues. Narko-shteti nuk duhet të ketë as 1 minutë paqe. Narko-policia veproi nën urdhra, duke helmuar popullin me gaz. Përdorimi i gazit dhe dhunës treguan se Policia e Shtetit ka humbur misionin e saj”, tha Meta.