Meta: PL do jetë 10 herë më e fuqishme se LSI. Situata kat*strofike. Do përmirësojmë situatën me pensionet

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se situata në Shqipëri është alarmante. Nga mbledhja e Kryesisë së partisë, Meta theksoi se Partia e Lirisë do të ribëjë veten e do të jetë 10 herë më e fuqishme se Lëvizja Socialiste për Integrim.

”Dje ishte 7 prilli, ishte ditë pushtimi, por edhe rezistence kundër një fuqie të asaj kohe, unë vendosa t’i bëj vizitë nënë Selvisë, kontribuese në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, që po bën 100 vjeç. Edhe pse luftuam, Selvia ka një pension qesharak. Shqiptarët marrin pensione mizerable, ndërsa miliona euro vidhen natë e ditë. Bëhen gjithashtu edhe me PPP e me tendera.

Edhe babai dhe nëna e Tedi Blushit, që i njeh gjithë Korça, që kanë qenë inxhinierë të dalluar, nuk merrnin së bashku më tepër se 50 mijë lekë të reja. Me 50 mijë lekë të reja në Korçë në muaj nuk ngrohesh dot.

Situata është katastrofike. Ne do të përmirësojmë situatën me pensionet dhe shumë gjëra të tjera në vend, që paratë mos shkojnë në koncesione, por në xhepat e qytetarëve”, deklaroi Meta.

SHKARKO APP