Meta prezanton programin për personat me aftësi të kufizuara
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një bashkëbisedim me personat me aftësi të kufizuara në Pogradec.
Meta shpalosi planin e PL-së për personat e aftësi të kufizuara, ku renditi pikat kryesore të programit. Meta tha se PL do të mundësojë njohjen e kujdestarisë dhe vjetërsinë e punës, barna dhe transport falas.
“Në Shqipëri ka shumë problematika dhe pakënaqësi nga persona PAK dhe familjarët e tyre, për vlerësimin e aftësive të individëve PAK nga Komisionet e Rivlerësimit të Aftësisë së Kufizuar, dhe për detyrimin e paraqitjes çdo vit përpara këtyre komisoneve, duke sjellë kosto të shtuara financiare për familjet dhe njëkohësisht ka mungesë të theksuar të shërbimeve rehabilituese apo riaftësuese.- Partia e Lirisë, që në Konventën e saj të Parë Kombëtare në Tetor 2022, mori në konsideratë kërkesat e shoqatës suaj dhe të disa shoqatave të tjera të personave PAK, për mbështjen e qytetarët me dëmtime fizike e pluridifekte, që nuk mbulohen nga skema e sigurimeve shoqërore, duke përfshirë në programin e saj, si pagesën e sigurimeve shoqërore për kategorinë e ndihmësave të PAK dhe udhëtimin falas në sistemin e transportit ndër-qytetas me autobus dhe tren.
– Ndërkohë që Partia e Lirisë, gjatë kësaj periudhe, ka avancuar me propozime të tjera konkrete në ndihmë të kategorive PAK, qofshin ata fëmijë apo të rritur, siç janë: Kujdestaria; Terapitë e Zhvillimit në Qendra të Dedikuara; Programet e edukimit dhe mësimit; Trajtimi me barna, që dëshiroj t’jua bëj të ditur edhe juve”, tha Meta ndër të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

