Meta puth qenin hero të FSK-së, që shpëtoi jetë pas tërmetit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është duke qëndruar sot në Kosovë. Ai ka qëndruar edhe në Kazermën e FSK-së “Adem Jashari”, në Prishtinë, ku u prit me nderime të larta nga njësitet ushtarake dhe policore.

Meta me këtë rast, si shenjë falënderimi për ndihmën dhe mobilizimin ndaj shqiptarëve të prekur nga tërmeti i së martës, ka ndarë edhe dekorata. Duke falënderuar edhe njësitë nga institucionet e tjera si KEK, Zjarrfikësit e Komunës se Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës, të cilëve u ndau dekorata, përcjellë Indeksonline.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se çdo vend i NATO-s do të ishte i kënaqur me atë që ka shfaqur FSK gjatë ditëve të kërkim-shpëtimit në Shqipëri, pas tërmetit të fuqishëm qe goditi vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

E, presidenti shqiptar nuk harroj ta falenderoi edhe qenin hero të FSK-së, i cili shpëtoi jetë pas tërmetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, këtë Meta e bëri me një gjest mjaftë të veçantë,duke u përkulur dhe e puthur në ballë qenin hero.

Kujtojmë që tërmeti i një jave më parë, la të vdekur 52 persona, derisa afër 1000 të tjerë mbeten të lënduar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?