Meta: Rënia me 22% e eksporteve për muajin Gusht është këmbanë alarmi
Aktualitet E Mërkurë, 20 Shtator 2023 18:38
Nga Ilir Meta-
Rënia me 22% e eksporteve për muajin Gusht është këmbanë alarmi jo vetëm për falimentimin potencial të mijëra bizneseve eksportuese, por edhe të mijëra bizneseve të tjera prodhuese.
Është kriminale që kjo qeveri klienteliste nuk shqetësohet aspak dhe as nuk reagon për këto pasoja shumë të rënda për ekonominë dhe bizneset prodhuese dhe eksportuese të kësaj krize të provokuar nga flukset jashtëzakonisht të larta të parave të pista në qarkullim.
Ndaj urgjentisht duhet që qeveria dhe Banka e Shqipërisë të ulen dhe të diskutojnë sa më shpejt dhe në mënyrë konstruktive me shoqatat e prodhuesve dhe të eksportuesve, mbi bazën e platformës që ata kanë paraqitur prej kohësh për të nxjerrë këto aktivitete nga kjo krizë, e cila duhej evituar dhe duhet të evitohet me çdo kusht.
Kjo do të jetë edhe një çështje kryesore në axhendën politike të Partisë së Lirisë dhe ne do të bëjmë çdo gjë mundemi për të mbështetur biznesin prodhues dhe eksportues si rruga e sigurt e fuqizimit të ekonomisë kombëtare dhe përmirësimit të mirëqenies të familjeve shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH