Meta replikon me Flamurin: Perton te shkosh ne fshat ua ke lene patatet pa shitur

 

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta replikoi ne kuvend me deputetin e Kuksit Flamur Noka rreth situates ne Kukes dhe e ftoi te shkonin bashke ne fshatin e tij ku kane ngel patatet pa shitur. "Më më përmendi disa herë, unë do t’i thosha që ai ka përtuar të takohet me Ministrin e Bujqësisë këtu në Tiranë. Por Ministri i Bujqësisë, z. Panariti nuk ka përtuar që të shkojë dy herë në Shishtavec për të futur për herë të parë në rrugën e zgjidhjes çështjen e patates së Shishtavecit dhe të gjithë zonës së Kukësit, ku tani ka filluar edhe projekti pilot dhe ku tregu është siguruar dhe do të ecë shumë mirë.

Njëkohësisht, dua t’i premtoj se pavarësisht se si del rezultati në Kukës, kjo është një e drejtë e të gjithë qytetarëve të Kukësit që të shprehin dëshirën e tyre. Unë do t’i shkoj deri në fund angazhimit, siç u nisa atëherë për të ndërtuar aeroportin e Kukësit, për ta vënë në funksion shumë shpejt aeroportin e Kukësit dhe për të punësuar 250 qytetarë nga Kukësi.

Së treti t’i lëmë aktrimet këtu. Mos i bëni thirrje Prokurorisë këtu që të hetojë për manipulimet dhe për blerje. Denoncojini me shkrim në Prokurori, siç kam bërë unë. Kam parë unë gazetën “Rilindja Demokratike” që ishte parë gjoja një i LSI-së në Shkodër me fotografi se po blinte apo po shiste, a ku di unë? Por e ka çuar Luan Rama, Sekretari i Përgjithshëm në gjykatë, që ose të shkojë ai në burg, ose të marrë përgjegjësinë e asaj që shpif. Kështu që nëse duam proces të ndershëm zgjedhor, të veprojnë qytetarët në mënyrë konkrete dhe të drejtpërdrejtë.

Z. Noka ju garantoj se pas 21 qershorit, jam gati të ikim bashkë me gjithë Ministrin e Bujqësisë të takohemi edhe në Novosej, edhe në të gjithë zonën atje me banorët për shqetësimet që kanë dhe si t’i ndihmojmë. Unë jam gati, ti mos hajde, por unë të ftoj dhe jam gati të vijmë atje. Ti e di që unë kam qenë në Kukës në momente shumë të vështira dhe kam ndarë vështirësi me kuksianët. Në rast se duam të akuzojmë këtu njëri-tjetrin, kjo është tjetër çështje, por unë jam i hapur që pas 21 qershorit të ikim bashkë në rast se duam ti zgjidhim edhe shqetësimet e tyre.

SHKARKO APP