Meta: Shqipëria zbrazet, bizneset mbyllen, por administrata fryhet

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër lidhur me situatën që po kalon vendi sa i përket sjelljes së qeverisë ndaj krizës ekonomike dhe sociale, teksa deklaron se ndërsa Shqipëria zbrazet dhe bizneset mbyllen, administrata shtetërore fryhet nga punësimet elektorale të qeverisë.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta

Në kushtet kur ritmet dramatike të shpopullimit të vendit nuk i ndali as pandemia, kur situata ekonomike në vend rezulton më e rënda prej vitit 1991 dhe sipas të dhënave zyrtare të paktën 50 mijë vende pune janë mbyllur për shkak të COVID-19, fryrja e administratës shtetërore me punësime të reja fiktive në prag të zgjedhjeve të 25 prillit ka përparuar ndjeshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas të dhënave nga burimet administrative mbi punësimin ( listë-pagesat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve) në tremujorin e fundit të vitit 2020 numri i të punësuarve në administratën shtetërore arriti në 182.5 mijë persona, duke u shtuar me rreth 10 mijë vende, në raport me tremujorin e mëparshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rritja ka arritur kulmin duke shënuar rekord, që nga viti 2005, e krahasuar me mesataren vjetore.

Të dhënat nga terreni flasin hapur për krijimin e pozicioneve të reja fiktive të punës në kundërshtim me ligjin, vetëm për qëllime elektorale, në këmbim të votave më 25 prill.

Barra e këtyre shpenzimeve të papërgjegjshme bie mbi të gjithë qytetarët e Shqipërisë, të cilët me taksat e tyre detyrohen të paguajnë fryrjen artificiale të administratës.

Koston e punësimeve elektorale e paguajnë direkt edhe bizneset, që për shkak të pandemisë ndodhen në kufijtë e mbijetesës, në mungesë të një mbështetjeje financiare nga shteti.

Punësimet e përkohshme fiktive elektorale kanë për qëllim trajtimin preferencial të simpatizantëve dhe anëtarëve të forumeve politike të mazhorancës aktuale, me qëllim angazhimin e administratës dhe burimeve shtetërore në funksion të zgjedhjeve.

Përdorimi i shtetit për qëllime elektorale është një tjetër dëshmi serioze dhe skandaloze e degradimit dhe e kompromentimit të reformës në administratën publike nga ana e Kryeministrit ende në detyrë.

Më 25 prill jam i bindur se të gjithë qytetarët shqiptarë do të marrin pjesë masivisht në referendumin historik për të ndëshkuar njëherë e përgjithmonë degradimin e administratës, shpërdorimin e taksave dhe buxhetit, si dhe për të realizuar ç’kapjen e shtetit.

SHQIPËRIA ZBRAZET, BIZNESET MBYLLEN, POR ADMINISTRATA FRYHET.

Në kushtet kur ritmet dramatike të shpopullimit të vendit…

Pubblicato da Ilir Meta su Venerdì 19 marzo 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?