Meta, takim me politikanin slloven, Pahor: Sllovenia, avokate e integrimit të Shqipërisë në BE

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me politikanin e mirënjohur slloven, Borut Pahor.

“I lumtur të mirëpritesha në Ljubljanë, nga Presidenti vizionar Borut Pahor, avokat i paepur i integrimit të plotë të Shqipërisë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Vlerësova se Forumi Strategjik i Bledit dhe Procesi i Brdo-Brijunit mbeten dy platforma të shkëlqyera që na përafrojnë më shpejt me BE dhe se reformat e vërteta dhe të vendosura në këtë drejtim do të luajnë rolin e forcës kryesore shtytëse për shoqëritë tona, për të përmirësuar standardet e demokracisë, sundimit të shtetit të së drejtës, llogaridhënies në çdo nivel dhe zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë dhe standardeve shoqërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndamë qëndrimin për nevojën jetike të rikthimit tek dialogu Kosovë-Serbi dhe zbatimit të plotë, të drejtë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjeve të negociuara përmes BE dhe SHBA, si rruga e vetme për normalizimin përfundimtar të situatës dhe të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbështetemi shumë tek Sllovenia dhe vlerësojmë se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë miq meritojnë rezultate shumë konkrete në nivelin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar”, shkruan Meta në një postim në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?