Meta takon qytetarët në zonën e ”Astirit”: Ndryshimi do të nisë nga Tirana
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar këtë të premte një takim me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë së Lirisë në Astir.
Meta ka publikuar disa pamje nga ky takim, teksa shkruan se koha e llogaridhënies po afron dhe se ndryshimi do të nisë nga Tirana
“Ndryshimi do të nisë nga Tirana! Ky ishte besimi që ndamë me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë të Lirisë në zonën e ”Astirit”. Koha e arrogancës me qytetarët po mbaron! Koha e Llogaridhënies po afron”.