Meta: Të kontribuojmë të gjithë për një të ardhme të përbashkët

 

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në aktivitetin për dhënien e çmimit “Vullnetari i Vitit 2015”. Duke folur gjatë aktivitetit, ai tha se Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit na fton të gjithëve që të reflektojmë dhe të kthejmë vëmendjen tek rëndësia dhe angazhimi e pjesëmarrja e secilit prej nesh.

"Sot është një ditë shumë e rëndësishme, sepse është dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, e cila na fton të gjithëve që të reflektojmë, sidomos ne anëtarëve të Parlamentit, dhe të kthejmë vëmendjen tek rëndësia dhe angazhimi dhe pjesëmarrja e secilit prej nesh, ndryshimet që ne kërkojmë të ndodhin në komunitetet tona, në shoqëri dhe në vendin tonë.Shqipëria ka shumë nevojë për këtë dimension social dhe pozitiv, i cili bazohet te kontributi për një të ardhme të përbashkët. Ndaj sot dua t’ju shpreh gjithë vlerësimet më të mira për organizimin e këtij takimi ku ju do të vlerësoni mes jush atë vullnetar, që ka spikatur më shumë për gjatë gjithë vitit, por njëkohësisht përfaqëson misionin tuaj të përditshëm", tha ai.

Duke shtuar se vendi ynë ka nevojë për këtë dimension social dhe pozitiv, sic e quajti ai që bazohet në kontributin për një të ardhme të përbashkët.

"Shqipëria ka shumë nevojë për këtë dimension social dhe pozitiv, i cili bazohet te kontributi për një të ardhme të përbashkët. Ndaj sot dua t’ju shpreh vlerësimet më të mira për organizimin e këtij takimi, ku ju do të vlerësoni mes jush atë vullnetar, që ka spikatur më shumë për gjatë të gjithë vitit, por njëkohësisht përfaqëson misionin tuaj të përditshëm. Të gjithë ne duhet të falënderojmë vullnetaret dhe vullnetarët që për gjatë të gjithë vitit gjejnë kohën për të ndihmuar shoqërinë tonë, komunitetet në nevojë dhe sidomos ata që janë më të pamundurit", përfundoi Meta.

SHKARKO APP