Meta uron Presidentin e SHBA, Biden dhe Zëvendëspresidenten Harris: Të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej
Presidenti Ilir Meta është ndër të parët politikanë në vend që ka uruar Presidentin e ri të SHBA, Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Kamila Harris pas ceremonisë së betimit.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Presidentit Meta shprehet se marrëdhëniet mes dy vendeve do të zhvillohen më tej dhe Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA.
“Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamila Harris.
Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.
Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale”,– deklaron kreu i shtetit.
Posted by Ilir Meta on Wednesday, January 20, 2021