Meta: Vetëm konsensus pozitë-opozitë për reformën në drejtësi. Nuk ka zgjidhje tjetër!

 

Pas takimit të zhvilluar me Kryeministrin Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka komentuar reformën në drejtësi dhe miratimin e ligjit të dekriminalizimit. I pyetur nga gazetarët lidhur reformën në drejtësi, Meta tha se është e nevojshme që kjo reformë të miratohet me konsensus dhe bashkëpunohet me Komisionin e Venecias.

 “E kemi pranuar si mjaft të rëndësishme dëgjimin e të gjitha shqetësimeve për drejtësinë dhe bashkëpunimin me Komisionin e Venecias. Kemi para reformën në drejtësi dhe zbatimin e rekomandimit të OSBE/ODIHR. Shpresoj që të hënën  të miratohet komisioni për reformën zgjedhore”,- tha Meta.

Kreu i Kuvendit ka folur dhe për miratimin e ligjit të dekriminalizimit. I pyetur nëse do të ketë penalizime në politikë, Meta u shpreh se ky ligj pjesën më të rëndësishme ka garancinë që u jepet qytetarëve për figurën e zyrtarëve.

“Kjo nuk është e rëndësishme. Nuk është çështje statistikash dhe emrash. Jam i kënaqur që ju dha një zgjidhje kushtetuese dhe ligjore shqetësimeve. Jemi të vendosur për zbatimin e ligjit dhe s’kanë rëndësi sa emra do të penalizohen. E rëndësishme është që qytetarët do të jenë më të qetë për integritetin e përfaqësuesve të tyre jo vetëm sot, por edhe në të ardhmen. Ky ligj u duhet qytetarëve shqiptarë”,- u shpreh Kreu i Kuvendit.  

E gjithë Reforma në drejtësi mund të bëhet vetëm me konsensusin e pozitë-opozitë. Zgjidhje tjetër nuk ka pa konsensus.

SHKARKO APP