Meta: Vlerësoj dorëheqjen e Naços, akt qytetar

 

Kreu i Kuvendit dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta ka komentuar sot dorëheqjen e Nasip Naços si ministër i Drejtësisë. Në një prononcim për mediat, pas takimit me kreun e Qeverisë, Edi Rama, Meta tha se dorëheqja e Naços ishte një akt qytetar dhe vlerësoi punën e tij për reformat në fushën e drejtësisë.

“Vlerësoj aktin e dorëheqjes së z. Naço si një akt të përgjegjshëm dhe qytetar. Ai ka dhënë kontributin e tij në të mirë të qeverisjes dhe reformave dhe me këtë akt ai ka gjykuar se je një kontribut për të çuar përpara të gjithë reformat”,- tha Meta.

I pyetur mbi arsyet e dorëheqjes, Meta tha se detajet mediat mund ti marri nga zyra e shtypit e Ministrisë së Drejtësisë. “Unë jam për të gjykuar politikisht verimin e tij. Besoj se emri i ri që do të propozojë kryeministri do të jetë një emër që do të çojë në bashkëpunim me të gjerë dhe më të ri”.

Meta shtoi se emri që do të propozojë kryeministri Rama për ministër Drejtësie do të jetë bashkëpunues.

I pyetur mbi mundësinë e vendosjes së Ylli Manjanit në postin e Ministrit të Drejtësisë, Meta tha se nuk kishte komente të tjera për të bërë. 

 

SHKARKO APP