Meta: Vlora do të bëjë më të mirën për të trajtuar Ramën në spitalin e saj psikiatrik
Presidenti Ilir Meta deklaroi nga Vlora se do të qëndrojë në këtë qytet deri në 26 prill, për të garantuar votën e lirë dhe të ndershme. Nga ana tjetër, ai tha se Vlora do të bëjë më të mirën për të trajtuar Edi Ramën në spitalin e saj psikiatrik.
“Kryeministri në detyrë ka një kartelë të psikiatrisë, që nga koha e komunizmit. Më 26 prill në Vlorë, ai do të tregojë kartelën dhe do justifikohet për ato që ka bërë. Damiani nuk ka kartelë mjekësore të tillë. Të bëjnë kujdes dhe të mos e rëndojnë pozitën e tyre para sovranit”, tha Meta.