Meta zbulon kulisat e natës së tërmetit: Rama urdhëroi të mos më njoftonte se kishte viktima
Në konferencën e jashtëzakonshme me gazetarët, Presidenti Ilir Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se kishte urdhëruar shefin e shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë që të mos informonte kreun e shtetit pas konfirmimit se në tërmetin e 2019, kishte viktima. Kreu i shtetit tha se ishte ai që kontaktoi me palën kosovare që sollën qentë e ndihmës.
“Ti do më thuash mua sa është njëra parti. E unë iu dal borxhit. Kështu thonin edhe për tërmetin, kishte edhe viktima atje, iu thoshte mos i thoni gjë presidentit për mua.
Ndaj ai shefi i shtabit se mori konfirmimin për herë të dytë. Mos i thoni gjë presidentit që kur ta marrë vesh ai të themi që tani u zgjua ky nga gjumi.
Mirë që ishte presidenti dhe mori qentë e FSK-së dhe shyqyr që erdhën dy qentë e nderuar që na shpëtuan trupat. Edhe ne si shtet kemi buxhet për këtë qenë, por buxhetin ju e dini si shkon”,-tha Meta.