“Metamorfoza” shkon për gjykim, GJKKO pranon kërkesën e SPAK-ut
Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar pranoi kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të 7 të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”.
Mes të pandehurve të çështjes janë edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish shefi i Operacionales, Oltion Bistri dhe ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.
Gjatë shqyrtimit paraprak këta tre të pandehur kanë kërkuar edhe gjykim të shkurtuar, vendim për të cilin gjykata do të shprehet në seancën e parë të gjykimit në themel.