Metani: Kur politika nuk i gjen kufijtë e saj, gjyqtarët kanë detyrën e ruajtjes së pavarësisë së institucioneve
Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani në ditën e drejtësisë, tha se puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve është e bukur, por edhe e vështirë.
Sipas tij është e vështirë, sepse sipas ata duhet t’i bëjë ballë presioneve të politikës. Ai shton se janë gjyqtarët ata që duhet të ruajnë pavarësinë e institucioneve, kur politika i fut ‘kthetrat’ kudo.
“Gjyqtarët dhe prokurorët kanë një punë të bukur dhe të vështirë dhe frymëzuese. Është e bukur se në profesionin e tyre janë pjesë e sistemi të drejtësisë, është frymëzuese se shoqëria jonë ka më shumë nevojë për gjyqtarë e prokurorë që ngjallin besim.
Në një shoqëri ku politika e ka të vështirë që të gjejë kufijtë e vetë, janë ato që duhet të ruajnë pavarësinë e institucioneve, për këtë arsye puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve është e vështirë. Nëse udhërrëfyes do të jetë Kushtetuta dhe jo politika, nëse do ruhen interesat e drejtësisë, atëherë i është bërë një shërbim shumë i madh demokracisë dhe vendit”, u shpreh Artur Metani.