Mete prezanton pr.buxhetin për 2024, për fundvit 717 mijë pensionistë marrin bonus
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, ka prezantuar ditën e somte projekt-buxhetin për vitin 2024 në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Gjatë fjalës së tij ai, theksoi se nga ky fond do të jepet dhe bonusi për pensionistët për festat e fundvitit ndërsa shtoi se do të përfitojnë 717 pensionistë.
“Shpenzimet për subvencione janë parashikuar në masën 1.85 miliard lekë me një rritje të lehtë nga buxheti i rishikuar i buxhetit të viti 2023. Shpenzimet e fondeve speciale që përfshijnë shpenzimet totale për fondet e sigurime shëndetësore, shoqërore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, janë planifikuar në vlerën 229 miliardë lekë. Niveli I shpenzimeve për skemën e sigurimeve shoqërore për vitin 2024 parashikohet 178 miliardë lekë, nga ky fond është parashikuar dhe bonusi për pensionistët që pritet të përfitojnë rreth 717 mijë pensionistë”-tha ai.