Meteorologët: Kujdes sot Lezha dhe Shkodra, parashikohet përmbytje
Agjencia e Mbrojtjes Civile ka njoftuar urgjent për një përkqësim të ndjeshëm të motit sidomos në veri të vendit. Më të prekura pritet të jenë qarqet e Shkodrës dhe Lezhës.
“Në bazë të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, IGEO, në orët në vijim (datë 9 tetor) pritet të ketë reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë.
Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, po vijon koordinimin me autoritetet vendore për marrjen e masave të nevojshme në rast emergjence. Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për çdo rast nevoje” – thuhet në njoftim.