Meteorologia: Temperaturat e ulëta, deri të premten

I ftohti që ka prekur vendin tonë, ka bërë që këtë të mërkurë mali i Dajtit të zbardhet nga bora. Meteorologia Adiola Bani thotë se temperaturat e ulëta dhe era e ftohtë do na shoqërojnë deri të premten, ndërsa fundjava do të ketë rritje të temperaturave.

Era do të vijojë të mbetet problematike, jo vetëm në tokë por edhe në det, ku në detin Jon degëzimi arrin deri mbi 8 ballë duke shkaktuar probleme në trafikun detar, ndërsa në tokë do të bëjë që të ndihet më shumë i ftohti dhe ku shpejtësia arrin në 70-75 km/h herë pas here.

Muaji shkurt ka sjellë për herë të parë dëborën kaq parën qytetit, ka bërë që të rinjtë por dhe familjarë të drejtohen për tek mali i Dajtit për t’u argëtuar.

“Po ja kalojmë shumë mire. Kjo është dëbora e parë për këtë vit. Një vend shumë i bukur, është hera e parë që unë vij këtu,t ë gjitha gjërat janë të mrekullueshme, unë rri jashtë shtetit në Greqi, këtë bukuri nuk e kam parë atje. Për sezonin dhe dëborën është shumë mirë, nuk është shumë ftohtë”.

Ditë të tilla me dëborë priteshin prej kohësh nga qytetarët e Tiranës, e prej sot do të kenë mundësi ti shijojnë e të argëtohen në dëborë.

SHKARKO APP