Meteorologu grek njofton reshje shiu dhe dëbore në Shqipëri
E enjtja, 2 tetor, do të sjellë reshje të dendura shiu dhe dëbore në shumë zona të Shqipërisë
Një valë e re e motit të keq pritet të godasë Shqipërinë në ditët e para të tetorit me rënie të ndjeshme temperaturës, reshje intensive shiu dhe stuhi.Lajmin e bën të ditur meteorologu i njohur grek dhe njëkohësisht eurodeputeti i Pasok-ut, Sakis Arnaoutoglou, i cili shpesh paralajmëron për fenomenet e rrezikshme kohes qe prekin vendin tone.Sipas meteorologut grek, në veri të vendit, nga Shkodra deri në Kukës e Peshkopi, priten reshje të dendura shiu, ndërsa mbi kuotën 900–1000 metra do të bjerë borë e fortë me shtresim të madh. Edhe zonat qendrore, si Dibra, Burreli dhe Elbasani, do të përfshihen nga reshje të shumta, ndërsa në malet e Korabit dhe Shebenikut dëbora do të fillojë mbi 1000 metra, duke u intensifikuar në lartësi më të mëdha.
Po ashtu në juglindje, në Gramsh, në Korçë dhe rreth maleve Moravë dhe Gramoz, parashikohen reshje të dendura shiu dhe dëborë mbi 1200 metra. Ndërsa në jug, në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, do të ketë kryesisht reshje shiu, ndërsa nuk përjashtohen reshje bore në zonat mbi 1200–1300 metra.
Ndryshe paraqitet situata në bregdetin perëndimor, nga Tirana e Durrësi deri në Vlorë, ku reshjet do të jenë të pakta dhe të dobëta, madje në disa zona mund të mungojnë fare.
Moti i keq do të shkaktojë probleme në lëvizjen e automjeteve në disa akse malore. Zinxhirët do të jenë të nevojshëm në rrugën Shkodër–Kukës, në segmentin malor Burrel–Peshkopi mbi 900–1000 metra, në rrugën Elbasan–Librazhd drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut mbi 1000 metra, si dhe në disa kalime malore drejt Korçës dhe rreth Gjirokastrës e Përmetit mbi 1300–1400 metra.
KOHA JONË SONDAZH

