Metoda “Montessori” në mësimdhënie, Kushi: Vlerë për sistemin arsimor

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ishte pjesë e një takimi të organizuar nga Ambasada Italiane në Tiranë. Në qendër të këtij takimi ishte zhvillimi i mëtejshëm i metodës “Montessori” në mësimdhënie, e cila ka të bëjë me të kuptuarit e nevojave zhvillimore të fëmijës që synojnë nxitjen e pavarësisë, vetë-disiplinimin, vetë-motivimin, përqendrimin, vetëvlerësimin, besimin, dashurinë për nxënien dhe respektin për të gjitha format e jetës.

“Falënderoj organizatorët për ftesën. Në mënyrë të veçantë ambasadën Italiane në Tiranë dhe Ambasadorin, për bashkëpunimin shumë të ngushtë që kemi patur kohët e fundit. Vetëm në muajt e fundit ne kemi arritur që të nënshkruajmë dy marrëveshje bashkëpunimi me ambasadën italiane”, u shpreh ministrja në fjalën e saj.

Kushi shtoi se e konsideron metodën “Montessori” një vlerë të shtuar në sistemin arsimor, nisur nga fakti se bazohet në vetë-menaxhim, në rritjen e kompetencave të nxënësve në ndërveprimin dhe aspekte të tjera të cilat rrisin besimin e fëmijëve për të përballuar me sukses sfidat që sot kërkohen nga tregu i punës dhe shoqëria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Kushit, tradita e shkëlqyer italiane në arsim ka edhe një markë tashmë e mirënjohur ndërkombëtare, metoda “Montessori” e cila është shtrirë prej kohësh në të gjithë globin. Marrëveshja e parë është në lidhje me programin “Iliria”, i cili nxit mësimdhënien në gjuhën italiane si gjuhë e parë e huaj në disa shkolla, dhe marrëveshja e dytë lidhet me nxitjen e kulturës së ligjshmërisë dhe antikorrupsionit që në moshë të hershme tek nxënësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?