Mevlan Shanaj: Pirro Mani, një prej krijuesve të portretit të kombit

Një lajm shumë i trishtë për artin shqiptar na vjen nga matanë Atlantikut. Është ndarë nga jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej vitesh me familjen, aktori dhe regjisori i njohur, një prej korifenjve të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Pirro Mani.

Regjisori Mevlan Shanaj, shprehet se kjo është një ditë e zezë për të gjithë artin shqiptar.

“Të iki Pirro Mani do të thotë se për tërë kulturën shqiptare është një ikje pa kthim e një prej atyre që kanë krijuar portretin e kombit. Ai ishte maja më e lartë në teatrin shqiptar. Unë dua t’i shpreh ngushëllimet gjithë artit shqiptar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?