Mexhit Picari: E vrava për dinjitetin e vajzës, ma akuzoi pa të drejtë
Vrau dhëndrin, Mexhit Picari pas arrestimit ka thënë se ”E vrava për dinjitetin e vajzës, ma akuzoi pa të drejtë”. Autori ka qenë bashkë me vajzën në të njëjtin lokal, disa karrige më tej. Nuk ka pasur sherr mes tyre, por ai i ka shkuar afër dhe e ka qëlluar me pistoletë. Pas vrasjes ai u largua me këmbë mes pallatesh. Picari është arrestuar tek shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht. Armën e ka pasur pa leje se ishte ish-polic burgjesh.
Babai i Dhuratës, Mexhit Picari, i cili ka qenë edhe polic ka treguar një histori të 10 viteve më parë, kur kapi dhëndrin e tij duke u konfliktuar fizikisht me persona të tjerë. Sipas tij, sherri kishte ndodhur për konflikte banale ku ishin të përfshira edhe disa vajza.
“Unë e kam kapur vetë para 10 viteve, kam kapur K. (bashkëshortin e vajzës), e kam kapur te KMY te lokali, e kemi kapur, edhe baba i vetë, e kemi parë me goca, lidhje jashtë martese. Kur kam shkuar unë, e kam gjetur të çarë këtu te nofulla, edhe kanë qenë 4 çuna duke u zënë për punë femrash. Kur e kam parë me gjak kështu, ju kam thënë policia, unë kam qenë punonjës policie. Ju kam thënë mos se policia këtu. Ata direkt e kanë lënë, edhe më tha mik më shpëtove, hallall ta bëftë Zoti. Po ç’na bërë kështu more dhëndër. Po ti je i martuar, a ke turp i thashë. A ke turp që zihesh për punë femrash. Ti je i martuar, ke fëmijë. Tha bëra gabim, po më fal. Edhe unë i thashë gocës, erdhi dhe i thashë për mua lere se ky nuk i heq huqet. Na ka marrë malli për nipërit, ju kanë bërë presion”, është shprehur në 2020 për emisionin ”Uniko”.