Michael Roth: Negociatat do ishin inkurajuese për reformat në Shqipëri

Ministri i Shtetit për Çështjet Europiane në Ministrinë e Jashtme Federale ka publikuar një artikull në gazetën FAZ ku shprehet se Ballkani Perëndimor, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria, është oborri i brendshëm i Europës, duke dhënë kështu edhe një herë një sinjal pozitiv për vendin tonë mbi hapjen e negociatave

Michael Roth, ministri i Shtetit për Çështjet Europiane në Ministrinë e Jashtme Federale, gjatë një vizite në Shqipëri para disa javësh pati rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë ndaj Shqipërisë në procesin e reformave. Ditën e sotme, Roth ka publikuar një artikull në gazetën FAZ ku shprehet se Ballkani Perëndimor, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria, është oborri i brendshëm i Europës, duke dhënë kështu edhe një herë një sinjal pozitiv për vendin tonë mbi hapjen e negociatave. Ky qëndrim i anëtarit të kabinetit të Angela Merkel vjen si përgjigje ndaj skepticizimit të shprehur nga deputeti i CDU-së në Bundestag, Gunther Girchbaum, i cili ka deklaruar se Shqipëria nuk është gati për çeljen e negociatave.

Artikulli i ministrit gjerman

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni Evropian rekomandoi me 17 prill fillimin e negociatave të pranimit të Shqipërisë dhe ish–Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Bëhet fjale për marrjen e vendimeve të zgjuara dhe marrjen në konsiderate të çështjeve politike dhe strategjike, në interesin tone ekonomik dhe të sigurisë. Përse është fjala? Cfarë vihet në lojë? Me këtë rajon ne nuk na lidh vetëm afërsia gjeografike, por edhe lidhje të shumta historike, kulturore dhe ekonomike. Ne kemi një interes jetik, për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor të ankoruar fort pas Evropës, duke e bërë të qëndrueshëmrezistent – si ndaj faktorëve të brendshëm destabilizues, ashtu edhe ndaj influencave të dëmshme nga jashtë. Gjithnjë Ballkani ka qënë në fokus të sferave të ndryshme të interesit. BE duhet të bëhet e dukshme në këtë rajon, duke përdorur më fuqishëm influencën dhe mundësitë e strukturimit të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përafrimi me BE në asnjë mënyrë nuk detyron ndërprerjen e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore me shtetet e tjera. Por cdo vakum politik, që ne evropianët krijojmë, do të plotësohet, në mënyrë të pashmangshme, nga të tjerët, të cilët kane qene gjithnje të interesuar ndaj destabilitetit dhe që vendosin në pikëpyetje modelin tone të një rendi demokratik, të orientuar në vlera dhe të bazuar në rregulla. Kina është aktive në rajon dhe vepron permes investimeve strategjike, kryesisht në infrastrukturë. Rusia kujdeset historikisht për marrëdhëniet e ngushta me shtetet e krishtera – ortodokse dhe krijon varësi permes energjisë dhe furnizimeve me armë.

Disa shtete arabe kërkojnë krijimin e një islami konservativ, i cili nuk korrespondon me islamin e Ballkanit Perëndimor, te orientuar nga perëndimi. Kjo është në kundërshtim me interesat tona. Pasi Ballkani Perëndimor nuk është aspak kopshti i pasëm i Evropës, por është më tepër oborri i brendshëm i shtëpisë evropiane. Rajoni është i rrethuar nga disa shtete të BE – gjeografikisht rajoni gjendet në zemër të Evropës, vetëm politikisht ndodhet ende jashtë saj. I gjithë rajoni ka një perspektivë anëtarësimi, që nga Samiti i Selanikut në 2003. Që atëherë ishte e qartë se rruga drejt anëtarësimit kishte shumë për të arritur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?