Midhja me salmonelë?! Panariti: S’është e vërtetë. Bllof, i pastër për të nxjerrë nga loja midhjen tonë

Për ish-ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti, lajmi i ditës së fundit që midhjet e Sarandës janë me salmonelë, e si të tilla nuk duhen konsumuar është një keqinformim i rrezikshëm i nxitur nga tregtarët e mëdhenj të cilët duke dëmtuar imazhin e midhje shqiptare kanë importuar në Shqipëri ngarkesa të mëdha me molusqe dhe fruta deti.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare, deputeti i LSI-së thekson se një lajm i tillë që vjen në pragun e sezonit të turizmit dhe kur midhja është gati për tregun vendas është i qëllimshëm dhe dashakeq. Dhe këtë, Panariti e argumenton me mungesën e një raporti zyrtar për këtë çështje që të sqaron ngarkesën bakteriale, serotipin e identifikuar, mostrat e mbledhura metodën zbuluese të përdorur.

Reagimi i plotë i Edmond Panaritit

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne pragun e sezonit , kur midhja e Butrintit pergatitet te jete ne menyte dhe pjatat e mijera turisteve qe po frekuentojne plazhet tona, doli lajmi i bujshem. “Midhja e Butrintit me salmonele”!!! Ndal konsumit te saj!! Nderkohe asnje raport zyrtar analitik mbi ngarkesen bakteriale, serotipin e identifikuar, mostrat e mbledhura metoden zbuluese te perdorur, si ku, nga? Pse tani?! Po me pare?!..Asnje prononcim sqarues, shterues nga institucioni monitorues dhe analizues. Shkurt një bllof, i paster per te nxjerre nga loja midhjen me cilesore te Mesdheut…duke demtuar ata dhjetra prodhues, qe kane pritur pikerisht kete cast për të fituar nga mundi i nje viti te tere perpjekjesh dhe sherbimesh!!………….. Por mos te merziteni te dashur turiste vendas dhe te huaj. Pa merak!! Nuk do mbeteni pa “molusqe” dhe fruta deti,sepse sapo na erdhi nje ngarkese e bolleshme e tyre nga importi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?