Miell në fytyrë Ramës dhe ministrave, Salianji: E thithën për një minutë
Opozita si shenjë revolte ndaj kryeministrit Edi Rama, i hodhi këtij të fundit miell në fytyrë. PD dhe LSI, e mbajti të bllokuar foltoren e Kuvendit dhe nuk lejoi vazhdimin e saj, duke kërkuar përjashtimin më parë të kryeministrit.
Mielli i hedhur në drejtim të Ramës nga deputeti i PD-së, Flamur Noka, kapi edhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.
Këtë akt, deputeti i PD-së i përjashtuar me 10 ditë nga zhvillimet e kuvendit, Ervin Salianji e quan kabinetin qeveritar si mjeshtra të ”mielli”. ”Janë mjeshtra të “miellit”, e thithën dhe pastruan për më pak se 1 minute”,-shkruan Salianji.
KOHA JONË SONDAZH

