Mijëra besimtarë festojnë ringjalljen e Krishtit në sheshin e katedrales së Korçës
Mijëra besimtarë ortodoksë kanë kremtuar festën e pashkëve në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Korçë. Numri i besimtarëve ishte i jashtëzakonshëm dhe jo vetëm qytetarë, por edhe turistë vendas e të huaj u bashkuan për të uruar ringjalljen e Krishtit.
Mesha u drejtua nga imzot Joani i cili në mesnate njoftoi “Ringjalljen e Krishtit”, nën tingujt e kambanave dhe mijëra qirinjve të ndezur nga besimtarët.
Besimtarët kanë ndezur qirinj dhe kanë shpërndarë dritën me njeri tjetrin, qiri i cili çohet ne shtëpitë e gjithsecilit, për të simbolizuar hyrjen e gëzimit dhe prosperitetit në atë shtëpi.
Qyteti i Korçës ka krijuar një traditë të veçantë për festimin e pashkëve kjo ka bërë që në këto ditë feste të ketë mijëra turistë.
KOHA JONË SONDAZH

