Mijëra familje pa energji elektrike/ Godet “sërish” Rama: Edhe Amerika është pa drita
Shqipëria është përfshirë nga një situatë emergjente, ku me mijëra familje në të gjithë vendin kanë mbetur pa energji elektrike, për shkak të kushteve atmosferike.
I gjendur përballë pazotësisë së tij për të sjellë situatën në normalitet, Rama edhe këtë mbrëmje ka zgjedhur të tallet me qytetarët, duke u kujtuar atyre se edhe Amerika është pa energji elektrike.
Rama u shpreh se 3 milion persona në SHBA janë aktualisht pa energji elektrike
‘Pashë një raport të familjeve pa drita në SHBA. Që gjendja e linjave në SHBA nuk ka krahasim me këtu. Ne këtu filluam të investojmë për herë të parë që nga historia e elektrifikimit. Nuk ishin të gjitha shtetet në atë raport që lexova unë. Mblodha shifrat dhe ishin gati tre milionë familjarë pa drita.”, tha Rama nga Rinasi, ku ka dalë për të pritur avionin me 3 mijë vaksina.