Mijëra njerëz në Kinë shikojnë teksa 10 njerëz dënohen me vdekje në stadiumin sportiv

Në vazhdën e masave të rënda kundër drogës banorët e Guangdong u ftuan të shohin grupin e dënuar para se ata të dërgohen për ekzekutim. Një gjykatë në Kinë ka dënuar 10 vetë me vdekje, kryesisht për krime të lidhura me drogën, përballë mijëra spektatorëve përpara se t’i merrnin ata për ekzekutim.Të 10 njerëzit u ekzekutuan menjëherë pas dënimit në Lufeng në provincën jugore të Guangdong, vetëm 160 km nga Hong Kongu, sipas mediave shtetërore. Shtatë nga dhjetë prej tyre u dënuan për krime të lidhura me drogën, ndërsa të tjerët u dënuan për vrasje dhe grabitje.

Katër ditë para ngjarjes, banorët vendas u ftuan të ndiqnin dënimin në një njoftim zyrtar të shpërndarë në mediat sociale. Të akuzuarit u sollën në stadium në anën e pasme të kamionëve të policisë, secili person i rrethuar nga katër oficerë. Ata u sollën një nga një për të dëgjuar dënimet e tyre në një platformë të vogël të ngritur në atë që zakonisht është një pistë vrapimi, sipas videos së gjykimit. Mijëra veta ishin në publik, madje edhe nxënës në uniformat e tyre të shkollës morën pjesë.

Kina ekzekuton më shumë njerëz çdo vit se sa e gjithë pjesa tjetër e botës, megjithëse shifra e saktë nuk botohet pasi konsiderohet si sekret shtetëror. Vitin e kaluar vendi ka zbatuar 2,000 dënime me vdekje, sipas vlerësimeve të Fondacionit Dui Hua, një organizatë joqeveriatare për të drejtat e njeriut me seli në Shtetet e Bashkuara. Kina vazhdon të ketë dënim me vdekje për një mori shkeljesh jo të dhunshme, të tilla si trafikimi i drogës dhe krimet ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, gjyqet publike në Kinë janë të rralla. Sistemi gjyqësor i vendit favorizon shumë prokurorët dhe gjykatat kineze kanë një normë dënimi prej 99.9%. Trendi për të rifilluar gjyqet e dënimeve në vende të hapura të kujton ditët e para të Republikës Popullore, kur kapitalistët dhe pronarët e tokave denoncoheshin publikisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dënimet më të fundit publike dhe ekzekutimet pasuese nuk ishin të parat për Lufengin. Tetë njerëz u dënuan me vdekje për krime të drogës dhe u ekzekutuan pesë muaj më parë në një gjykim të ngjashëm publik, sipas mediave shtetërore.

Në 2014, 3000 policë u dërguan në Lufeng dhe arrestuan 182 persona mbas konfiskimint të një sasie të madhe droge. Policia sekuestroi 3 ton metamfetaminë dhe autoritet në atë kohë deklaruan se zona ishte përgjegjëse për prodhimin e një të tretës së metamfetaminës në Kinë.

Ndonëse dëgjimet në vende të hapura janë të rralla në Kinë, ato janë ringjallur në vitet e fundit në disa zona, veçanërisht për rastet e dyshimit të terrorizmit në rajonin perëndimor të Xinjiangit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?