Mijëra pelegrinë nuk ndalen nga pandemia, ‘pushtojnë’ Malin e Tomorrit: Zoti na sheh dhe na ruan nga e keqja
Çdo vit,nga data 18 deri në datën 25 gusht,Mali i Tomorrit shndërrohet në vendin shpirtëror për mijëra peligrinë,që adhurojnë shenjtin e tyre Abaz Ali.
Edhe këtë vit,edhe pse jemi në kohë pandemie,besimtarët bektashinj dhe jo vetëm nuk e kanë harruar Peligrinazhit e shenjtë në Malin e Tomorrit. Të pafrikësuar nga virusi Covid-19 dhe me besimin në zot,pelegrinët janë ngjitur si çdo vit në Malin e Tomorrit,për të ndjekur ritualet e shenjta dhe për të vizituar objektet e rralla të kultit, Tyrben dhe Teqenë që ndodhen në majat më të larta shkëmbore të Shqipërisë.
Sipas traditës,peligrinët mbërrijnë në pikën më të lartë të malit Tomorr,ku në një teqe të vogël prehet shenjti Abaz Ali,vëllai i gjetur i profetit Muhamet. Me mbërritjen e tyre në mal,pelgrinët ngrejnë çadrat në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës,por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit,i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit.
Edhe pse mendohej se pandemia do ti frenonte pelegrinët për tu bërë pjesë e këtij peligrinazhi,që prej datës 18 që u shënua edhe nisja e pelegrinëve të parë drejt malit,numri i tyre deri më sot ka arritur në rreth 400 mijë,ndërkohë që festimet do të përfundojnë të martën në mbrëmje. Çdo pelegrin që bëhet pjesë e kësaj feste kryen në mal ritet shumëshekullore të besimit bektashi për festën e Abaz Aliut,ku përfshihen ndezja e qirinjve në vendet e shenjta, dhurimi i të hollave pranë objekteve të kultit dhe flijimi e një deleje.
Sakrifica e qengjit është rituali i veçantë i kësaj feste,ku në shenjë pastrimi pas flijimit,besimtarët duhet të lyejnë ballin me gjakun e qengjit të sapo-therur,të kryejnë lutjen dhe më pas,mishi i qengjit të sakrifikuar piqet në hell dhe ndahet ndërmjet peligrinëve.
Vetë pelegrinët që u bënë pjesë e kësaj feste shprehen se,ata vijnë çdo vit në Malin e Tomorrit për të adhuruar shenjtin e tyre Abaz Ali,për të kryer ritet fetare dhe për tu lutur për më shumë paqe,mirësi dhe begati në familjet e tyre. Duke deklaruar se,edhe në këtë kohë pandemije Zoti lart i ruan pelegrinët nga çdo e keqe,ata uruan njëri-tjetrin dhe gjithë shqiptarët për më shumë mirësi e lumturi në çdo familje.
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve,Baba Mondi,ka deklaruar nga Teqeja e Kulmakut se,fluksi i madh i pelegrinëve drejt Malit të Tomorrit ishte i pabesueshëm këtë vit,në kohë pandemije. “Nuk i ndalojmë dot pelegrinët tê vijnë në këtë mal të shenjtë dhe të adhurojnë zotin e tyre. Ne si Kryegjyshatë Botërore e Bektashinjve kemi marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e festimeve në mal,kemi kryer dezinfektimin e të gjithë zonës,kemi rregulluar rrugën drejt malit,kemi siguruar ujin dhe dritat,ndërkohë që në bashkëpunim edhe me bashkitë Skrapar,Berat e Poliçan kemi siguruar praninë e mjekëve dhe ambulancave për tu ardhur në ndihmë çdo pelegrini që mund të ketë probleme shëndetësore”-,ka thënë Baba Mondi.
Për mbarëvajtjen e Peligrinazhit të shenjtë në Malin e Tomorrit si dhe për të siguruar respektimin e protokolleve të sigurisë për shkak të Covid-19,Drejtoria Vendore e Policisë së Beratit,ka hartuar që prej datës 18 gusht një plan të detajuar masash,duke shtuar kontrollet dhe efektivët e policisë rrugore përgjatë të dyja akseve që të çojnë drejt Teqesë së Kulmakut në Malin e Tomorrit si dhe në vendin ku zhvillohet peligringazhi. Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit përfundojnë në 25 Gusht, por kulmi i kësaj feste arrin në datën 22 dhe 23 Gusht.