Mijëra qytetarë, artistë dhe politika në manifestim masiv pro ish-krerëve të UÇK

Me moton ”Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë, artistë dhe politikanë u bënë bashkë në një manifestim masiv në sheshin ”Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë.

Pjesë e marshimit u panë edhe Presidentja Vjosa Osmani, Ali Ahmeti, Taulant Balla, dhe figura të tjera nga forca të ndryshme politike në Kosovë e Shqipëri. Kryetarja e shtetit të Kosovës u shfaq përkrah të birit të Hashim Thaçit, Endrit Thaçi ndërsa shumë qytetarë mbajnë në duar pankarta me mbishkrimet: “Historia nuk mund të rishkruhet”, apo “Liri në emër të popullit”.

Të gjithë ish-drejtuesit i kanë mohuar të gjitha këto akuza. Manifestimi i sotshëm zhvillohet në një datë të shënuar për Kosovën, kur vendi feston 18-vjetorin e pavarësisë, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008. 18 vite më parë, Hashim Thaçi shkroi historinë duke e shpallur Kosovën shtet të pavarur. Sot në shesh, drejtësi për të atin kërkonte i biri, Endriti. Krah tij edhe personazhe të botës së showbizit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?