Mijëra shqiptarë marshim drejt Parlamentit

Pas fjalimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha përbakkë kryeministrisë, mijëra shqiptarë nën dritat e telefonave janë nisur drejt një marshimi madhështor përballë Parlamentit. Protesta është shumë paqësore. Asnjë shashkë as kapsolla nuk është hedhur. Ndërsa në fillim në shenjë simbolike u rrëzua një bust prej kartoni të Edi Ramës. Një simbolike e ngjashme me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në 1991.

Gjatë fjalës së tij Kryedemokrati Lulzim Basha tha se shqiptarët nuk duhet të ikin jashtë vendit pasi ai që po i bën valixhet gati është Edi Rama dhe banda kriminale.

“30 qershori do jetë varreza politike e rilindjes. Unë e di se mes jush ka shumë që janë dëshpëruar kur ju është konfirmuar frika dhe makthi i tyre për qeverinë e krimit që ka në dorë fatin tuaj kur keni dëgjuar hienat mafioze të bëra njësh me shtetin për t’ju vjedhur votën. Sonte kam një mesazh: Mbyllini valixhet dhe hapini zemrat për ndryshimin që kam lindur. Dikush po bën gati valixhet tani që po flasim, ai është Edi Rama dhe banda kriminale. Mos kini merak, nuk kanë ku të shkojnë veçse në qelitë e burgut. Nuk ka paqe, zgjedhje, proces normal politik pa drejtësi, pa u ndëshkuar kriminelët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?