Miku i mësuesit del para gjykatës, shtyhet seanca për Selami Simsekun

Në Gjykatën e Tiranës iu mbajt seanca për Selami Simsek, miku i mësuesit turk, Harun Çelik, i cili u arrestua në po të njëjtën ditë me të në aeroportin “Nënë Tereza” me pasaportë kandaeze. Pokurorja e çështjes, Anila Galanxhi, ka ngritur akuzën e falsifikimit të dokumentave. Simsek i arrestuar në të njëjtën ditë me mësuesin turk tashmë të ekstraduar në vendin e lindjes, Harun Çelik ka rrëfyer për hetuesit itinerarin që ka ndjekur për të mbërritur në Shqipëri. Simsek ka deklaruar se një kushëri i tij ka paguar paratë nëpërmjet një llogarie bankare, me pas ka udhëtuar drejt Kosovës.

Në Prishtinë në afërsi të parkut të autobusëve e kanë akomoduar në një banesë për 3 ditë, së bashku me mësuesin Harun Çelik, ndërsa një person që nuk e njihte, me emrin Kursat, i ka marrë pasaportën dhe ia ka kthyer pas disa ditëve të vulosur me vizën kanadeze të falsifikuar. Më pas ka udhëtuar drejt Tiranës nga dogana e Morinës në 8 gusht të vitit të shkuar dhe ka qëndruar disa ditë në Shqipëri. Më pas ka prerë biletë nga Rinasi në Vjenë dhe me destinacion përfundimtar Toronto.

Harun Çelik u depërtua në Turqi mbrëmjen e 1 janarit në Shqipëria në Turqi. Ai u kap dhe u dënua 5 muaj më parë pasi në Rinas hyri me vizë kanadeze false.  Prokuroria kërkon që kërkesa të merret parasysh edhe duke marrë parasysh gjithashtu edhe kërkesën e Simsek për gjykim të shkurtuar. Mbrojtja ndërkohë, nuk ka pretendime për kërkesën e prokurorisë. Gjykata pranon zyrtarisht kërkesën për gjykim të shkurtuar. Prokuroria kërkon shtyrjen e seancës për një datë tjetër, për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare të pretencës. Seanca shtyhet në datën 27 janar, ora 10.00.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?