Milaim Zeka: Humbja e Berishës “detyron” Gjergj Lucën të arratiset për në Hungari

Gazetari Milaim Zeka ka postuar në profilin e tij në Facebook një kolazh që pasqyron avantazhin e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, duke e shoqëruar me një tjetër kolazh, më “ajror”: atë të sipërmarrësit Gjergj Luca në një arratisje imagjinare drejt Hungarisë. Postimi i Zekës vjen me këtë tekst:

Lajmi i fundit: Pas trendit të “sigurt” për “fitoren” e Sali Berishës, po flitet se Gjergj Luca është arratisur në Hungari, tek Viktor Orbán, dhe ka kërkuar strehim politik. Aeroplani privat me të cilin është larguar nuk është lejuar të fluturojë mbi Kosovë, pasi Albin Kurti ka dhënë urdhër që ky “armik i demokracisë” të mos ndotë ajrin e pastruar nga VV-ja…!!!

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo nuk është vetëm “lajmi i fundit”, siç e prezanton Zeka, por ndoshta edhe lajmi më befasues i këtij rezultati gjithashtu befasues. Në kufijtë mes groteskut dhe metaforës, Milaim Zeka na dorëzon një copëz satire që, nëse nuk lexohet me sy të mprehtë, rrezikon të merret për lajm serioz — ashtu siç ndodh shpesh në një realitet ku ironia është bërë më reale se vetë lajmi.

Swiss Digital Mobile Reklama

E megjithatë, mes talljes dhe trillimit, kjo “arratisje” flet. Jo për avionin, as për Hungarinë, por për atmosferën politike që zgjedhësit shqiptarë refuzuan me votë. Dhe kur humbja nuk tretet dot as në tokë, gjithmonë mbetet një fluturim, qoftë edhe satirik, drejt ndonjë vendi ku demokracia është aq elastike, sa mund të pranojë edhe teatrin politik si kërkesë për azil.

AV

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?