Milano/ Flet personi që pa tmerrin, “tre çeçenët masakruan shqiptarin në kazino”

 

Dëshmitari kyç flet për vrasjen  tronditëse të një të riu shqiptar në një lokal nate, që shërbente edhe si qendër lojërash fati.

Milano ka  tronditur Momentet e tmerrit që janë përjetuar në lokalin në Via Mozart të Milanos i tregon Artan Gjorka, një nga dëshmitarët e vrasjes së një shqiptari mbrëmjen e së hënës. Policia italiane ka bërë të ditur se 26-vjeçari shqiptar që mbeti i vrarë në një atentat quhet Endri Mrishaj.

Tre djem, që dyshohet se ishin çeçenë e gjeorgjianë, kanë hyrë në lokal të armatosur me revole dhe hapën zjarr. Asnjë gëzhojë, mbi dysheme shihje vetëm pishinë gjaku.

“Isha duke luajtur letra dhe i pashë ata teksa hynin, – tha Artani. “Njëri prej tyre më kërkoi të konvertoja 20 euro në fisha. Sapo kisha humbur 600 euro, isha nervoz dhe iu përgjigja keq. Pastaj ai shkoi tek baristi, filloi të ulëriste dhe papritmas dëgjova të shtënat e armës”.

“Ata qëlluan në mënyrë të rastësishme, para se të godisnin baristin në këmbë. Pastaj plagosën Mrishajn, një djalë i cili jeton aty pranë, të cilin e njihnim të gjithë. Pas plagosjes pashë se ai nxirrte shkumë nga goja. Hoqa rripin e pantallonave dhe u përpoqa të ndaloja gjakderdhjen, por plaga ishte më e thellë në stomak, nuk mund të bëja asgjë”.

Të tre djemtë që kryen krimi nuk i njihte asksush.

“Unë kurrë nuk i kam parë më parë – vijon dëshmitari kyç i ngjarjes. “Ishin të veshur mirë dhe kishin dorashka në duar. Në fillim, menduam se ishin të policisë, të veshur civilë. Unë jam shqiptar, dhe kam studiuar rusisht, e mesa kuptova nga theksi mendoj se ata ishin çeçenë. Ata ishin të dehur, ulërisnin, ai djalë ka vdekur për shkak se ishte i pafat, mund të prekte çdo person tjetër, edhe mua,” – shprehet Artani i tronditur pas ngjarjes.

Prokuroria ka marrë imazhet e marra nga kamera e instaluar që sheh nga hyrja e lokalit, përveç atyre të lokalit vetë.

SHKARKO APP