Miliarda euro për koncesione/Shehaj: Në 4 vite qeveria ”Rama” ka punësuar veç 60 mijë qytetarë

Mungesa e vendeve të punës është një ndër problemet më të mëdha në vend, por edhe një nga premtimet e qeverisë ”Rama 2”. Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, thotë se në 4 vite qeveria ka punësuar vetëm 60 mijë njerëz.

”Në dhjetor të 2013 që ishte viti i parë i punës për mua, kanë qenë diku te 473 mijë të punësuar. Në dhjetor të 2016 kur unë e kam lënë kanë qenë 626 mijë e 500 të punësuar. Gati 150 mijë të punësuar në skemë dhe nuk themi të punësuar të rinj, por ishte formalizmi i tregut.

Deri në atë momente, Shqipëria në tre vitet e para, administrata dhe qeveria asokohe u mor duke bërë disa reforma, në energjetikë, për informalitetin, në turizëm. U mundua të bëjë rregullatorin dhe të ndërmarrë disa reforma që ishin shumë të forta.

Pas 2016, u bë një koncesion për shëndetësinë, Check up. Më pas filloi një bum i madh i investimeve që janë të gjitha koncesionet e Shqipërisë, flasim për miliarda euro. Pas vitit 2016 që filluan PPP e mëdha deri në shtator të 2020, ke diku te 60 mijë të punësuar të rritur në skemë, 60 mijë të punësuar më shumë. Që do të thotë miliarda euro investime, koncesione, leje ndërtimi dhe ke 60 mijë të punësuar në 4 vjet”,-tha ajo.

SHKARKO APP