Miliardat e Xhihadit, ja kush e furnizon me para Shtetin Islamik

 

“Miliardat e Xhihadit”, kështu e titullon shkrimin e saj kryesor gazeta franceze “Liberation”. Teksa dy gazetarët e saj, Vittorio de Filippis dhe Jean­Louis Touzet kanë bërë disa kërkime mbi fondet e ISIS-it dhe mënyrës sesi i siguron ato.

300 milionë dollarë të ardhura në vit ISIS i siguron vetëm nga mallrat kontrabandë dhe antikuaret që shet pasi ka shkatërruar disa momumente kulture mijëravjeçare në Siri.

Sikundër, një tjetër burim të ardhurash janë paratë e fituara nga shantazhi me pengmarrjet.

Por pjesa më e madhe e parave vjen nga “donacionet” që vijnë nga shoqata islamike të ndryshme nga e gjithë bota, ku vendin e parë e mbajnë Arabia Saudite dhe Katari.

Gjithashtu, ISIS ka fituar shumë para nga shitja e naftës, ku një pjesë e saj i është shitur mercenarëve të Free Syrian Army, që financohen nga Amerika. Bëhet fjalë për fitime marramendëse, nga dy deri në tre miliardë dollarë.

Sipas gazetarëve të së përditshmes franceze, perëndimorët fillimisht duhet të shkatërrojnë këto kanale financiare para se të nisin një luftë të madhe ndaj ISIS. Nëse xhihadistët nuk do të kenë burime financiare lufta mund të fitohet shumë herë më shpejt nga sa mendohet, por nëse nuk bëhet një gjë e tillë, atëherë ISIS mund të shndërrohet në një kërcënim planetar.

SHKARKO APP