Miliarderi Martin Shkreli, djali i emigrantëve shqiptarë që punonin si pastrues

 

Martin Shkreli gjithmonë është në vëmendjen mediatike, sepse si një ekzekutiv farmaceutik unik në botë, ilaçet që ai prodhon janë të nevojshëm në treg. Së fundmi Shkreli është arrestuar për mashtrim të dokumenteve me vlerë. Shkreli, i quajtur si "Pharma Bro", është kombinim i përsosur i arrogancës, por dhe i koprracit. Të sëmurët, të varfër dhe të pambrojtur janë pre e arrogancës që Shkreli, për mos dhënien e ilaçit apo ngritjen e çmimit që ilaçit që shëron. Në shtator, Shkreli e ngriti çmimin e ilaçit nga 13,50 $ në 750 $.

Në një përllogaritje ai ka shpenzuar 2.000.000 $ për të blerë vetëm një kopje të një albumi të Wu-Tang Clan. James Hamblin redaktori i “The Atlantic” e quajti atë "fytyra e përfitimit që nuk i trembet syri nga vuajtjet e njerëzve".  Shkreli u arrestua të enjten me akuzë e mashtrimit. Gazetari Daisy Hernández shkroi në portalin "The Atlantic", se Shkreli ka një mani të rritjes të çmimit të ilaçit që shërben për trajtimin e një lloji të veçantë kanceri, një sëmundje që prek kryesisht emigrantët e Amerikës Latine. "Chagas është një sëmundje e të varfërve", tha një këshilltar për Mjekët pa Kufij.

Kjo skemë e fundit duket befasuese duke pasur parasysh biografinë e këtij biznesmenit 32-vjeçar. Sipas agjencisë së lajmeve “Bloomberg”, Shkreli jeton në një lagje të klasës punëtore në Brooklyn dhe është i biri i emigrantëve shqiptarë dhe kroatë që kanë punuar si pastrues. "Ai e la shkollën e mesme dhe shkurtoi dhëmbët e tij si praktikant në CNBC”,- tregon Mad Jim Cramer.

Shkreli është shprehur se: "Kam mësuar shumë në lidhje me përdorimin e letrave, rreziqet e letrave. Kur fondet në bursë nuk më bënë të pasur, unë hyra në botën e barnave farmaceutike, ku praktikat e mia më bënë një figurë të njohur publike”.

Arrestimi i tij bëri shumë bujë në median e huaj.

Burimi: The Atlantic. Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP