Miliona nga kokaina, trafikantët shqiptarë jetë luksoze në Londër
Prestigjiozja britanike ”The Sun”, i kushton jo pak artikuj bandave të rrezikshme shqiptare, që tregojnë jetën e tyre luksoze në rrjetet sociale.
Këtë radhë, shkrimi flet për një ndër bandat më dominante në Britani, e cila bën miliona paund në vit nga kokaina. Anëtarët e bandës së ”Hellibanianz” njihen për dhunën që ushtrojnë ndaj bandave rivale në të gjithë Londrës, por vitin e kaluar ishin dhe protagonistët e një sherri brutal me thika në Sheshin e Londrës, gjatë festës së pavarësisë.
Ata janë grupi i tretë më i madh i kriminelëve të organizuar në tre vitet e fundit, teksa kanë rritur pjesëmarrjen në treg me 42 përqind. Disa prej anëtarëve të kësaj bande janë arrestuar, si Tristen Aslanni, 29 vjeç, i dënuar me 25 vite burg për drogë dhe armë.

KOHA JONË SONDAZH

