Milo: Askush s’e ka inat Shqipërinë, qytetarëve t’u flitet hapur

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka folur për integrimin dhe konferencën e parë ndërqeveritare, e cila mund të quhet një tjetër shans i humbur. Milo u shpreh i qartë se qeveria duhet t’u flasë hapur shqiptarëve dhe të mos adresojë problemin jashtë vendit.

”PS dhe qeveria, patjetër që ndodhen në dilemë të madhe për mënyrën sesi duhet ta justifikojnë këtë dështim në politikën e jashtme. Kushtet kanë qenë të qarta dhe qeveria nuk ka se kujt t’ia kërkojë se vetëm vetes së saj dhe institucioneve. Edhe për faktin që nuk u bë funksionale Gjykata Kushtetuese, nuk u arrit të bëhej një reformë gjithëpërfshirëse. Çdo përpjekje që bëhet për ta adresuar përgjegjësinë jashtë vendit është e gabuar. Unë mendoj se është më mirë që shqiptarëve t’u flitet hapur dhe të mos ketë justifikime për adresim te BE. Askush nuk e ka inat Shqipërinë”, u shpreh Milo.

SHKARKO APP