Milo: Një prokuror serb pohoi se ka bashkëpunuar me prokurorin në ndërtimin e akuzës në Hagë
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, historiani Paskal Milo u shpreh seka dëgjuar nga një rubrikë e një televizioni në Kosovë se një prokuror serb që pohoi se ka bashkëpunuar me prokurorin në ndërtimin e akuzës.
Paskal Milo: Unë sot dëgjova nga një rubrikë e një televizioni në Kosovë se një prokuror serb që pohoi se ka bashkëpunuar me prokurorin në ndërtimin e akuzës. Pak të duket kjo ty?
Dick Marty dhe prokurorët serbë janë në thelb të akuzës dhe këtë e dinë të gjithë. Pse e marrim vetëm të mbrojmë ata që duhen mbrojtur? Ne duhet ta shohim këtë jo si një fenomen të shkëputur gjyqësor, por si një çështje të madhe.
Këtu ngërthehen elementë strategjikë për ardhmërinë e Kosovës. Nuk vëmë në pikëpyetje integritetin e Gjykatës, por procesin se si u shkua deri aty.