Milo: Qeveria të falë kamat­vonesat për energjinë

Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21qershorit, zhvilloi një takim në Krujë, me anëtarët dhe simpatizantët e kësaj force politike. Milo tha se qeverisë i kemi bërë thirrje që të fal kamatvonesat për energjinë elektrike.

“Janë njerëz të varfër, janë njerëz që nuk mund t’i paguajnë. Duhet patjetër që të bëhet një amnisti e tillë, tu falen njerëzve sepse shumica e tyre janë të varfër, janë të papunë edhe kjo u duhet pastaj që të fundosen më keq”, deklaroi Milo.

Kreu i PDS-­së, nga Kruja edhe njëherë tjetër i bëri thirrje qeverisë “që të heq kamat vonesën e energjisë elektrike. Ky do të ishte një model i mirë i kujdesit për njerëzit e varfër, njerëzit e thjeshtë”. 

SHKARKO APP