Milo: Rezultati i 25 Prillit, i ngushtë. Vështirë të ketë stabilitet politik
I ftuar në “Politik On”, në RTV Ora, ish ministri i jashtëm Paskal Milo bëri një parashikim rreth rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.
Sipas politikanit me eksperiencë, kushdo palë që do të fitojë, rezultati do të jetë i ngushtë.
Sipas tij, kjo gjë do ta bëjë jetën politike dhe parlamentare në vend më shumë delikate dhe më të cënueshme.
Paskal Milo: Do të ketë një agresivitet në retorikën të grupimeve që do të garojnë dhe kryesisht midis dy-tre partive kryesore politike që tashmë dihen. Dhe rezultati, për nga mënyra se si po zhvillohen ngjarjet, dhe ato sondazhe duke u hequr subjektivizmin, rezultati do të jetë i ngushtë. Për mua gjithnjë. Në të dyja variantet: edhe nëse fiton mazhoranca, edhe nëse fiton opozita.
Do të kemi një rezultat të ngushtë, i cili nëse do të përkthehet me vende në parlament, do ta bëjë jetën politike dhe parlamentare shumë delikate, shumë të cënueshme dhe vështirë që mund të ketë stabilitet politik.
Protestat ne SHBA
I ftuar në PolitikOn në RTV Ora, historiani Paskal Milo u shpreh se ngjarjet e djeshme ishin një incident i jashtëzakonshëm në historinë Amerikës dhe ka vënë në lëvizje institucionet amerikane dhe cenim i imazhit të SHBA-ve.
Milo: Ky ishte një incident i jashtëzakonshëm në historinë Amerikës dhe ka vënë në lëvizje institucionet amerikane dhe cenim i imazhit të SHBA-ve. Sigurisht që kjo është një gërvishtje e këtij imazhi, nuk do të thotë se ka rënë. Ka institucione të tjera që zbatojnë ligjin dhe rikuperojnë situata si ajo e djeshmja.
Agresiviteti i ditës së djeshme ngjante pak si shqiptar. Edhe zv. Presidenti veproi shumë mirë. Për presidentin kemi shumë rezerva për mënyrën se si u soll. Ai ishte nxitësi i atyre protestave. Ai bëri thirrje për protestë.